Tatimet dhe Dogana

Tatimet dhe tarifat doganore janë pagesa të përcaktuara nga shteti për të siguruar fonde për buxhetin vjetor të vendit. Këto paraqesin korrnizë të ndërlikuar të ligjeve dhe rregulloreve që janë sfidë për t’u naviguar për çdo kompani. Me një mjedis tatimor dhe doganor në zhvillim të vazhdueshëm, është e vështirë të jesh në hap me ndryshimet e fundit që ndikojnë në biznesin tuaj. Pa udhëzime të qëndrueshme dhe të sigurta nga specialistët e kësaj fushe, është e lehtë për një kompani të bëjë gabime në llogaritjet tatimore dhe doganore, duke rezultuar kështu në gjoba nga inspektorët.

Për fat të mirë, ekipi ynë i specializuar ligjor është në dispozicionin tuaj dhe ka përvojë të gjatë dhe njohuri të thella të sistemit tatimor dhe doganor të Kosovës. Ne ofrojmë zgjidhje biznesi efikase tatimore për klientët tanë, që do të thotë se ne gjithashtu ju ndihmojmë që të mos paguani më pak ose më shumë për detyrimet tuaja ndaj shtetit. Shërbimi ynë përfshin këshilla për të gjitha llojet e tarifave, siç janë TVSH, tatimi mbi korporatat, tatimi në të ardhurat personale dhe tarifat doganore.

Për më tepër, ne gjithashtu ofrojmë mbështetje në procese gjyqësore tatimore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në emër të klientëve tanë të përfshirë në mosmarrëveshje tatimore dhe doganore në organet përgjegjëse, si administrative ashtu edhe gjyqësore. Ekipi ynë gjithashtu ofron këshilla për të gjitha aspektet tatimore dhe rregullatore që lidhen me tregtinë ndërkombëtare (importet dhe eksportet), veçanërisht tatimin doganor dhe akcizën. Në veçanti, shërbimi ynë shtrihet në procedurat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ku ne veprojmë në emër të tatimpaguesve duke parashtruar kundërshtime, ankesa dhe rishikim të aplikimeve kundër vlerësimeve tatimore kur lind ndonjë rast i tillë.

Global Legal Business © 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Global Legal Business © 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara.