Shërbimet e Ndërmjetësimit

Ndërmjetësimi ndryshon nga arbitrazhi në faktin që çdo marrëveshje e arritur midis dy ose më shumë palëve kundërshtuese, ndërmjetësuesit nuk kanë fuqi të imponojnë një zgjidhje. Ndërmjetësuesit zakonisht mund të mundësojnë gjetjen e një zgjidhje në kohë shumë më të shkurtër sesa arbitrazhi ose procesi gjyqësor, ku koha dhe paratë e investuara në procese të tilla janë shumë më të ulëta. Ndërmjetësimi paraqet avantazh të madh në rastet kur palët kundërshtuese janë të gatshme të arrijnë marrëveshje.

 

Përmes ndërmjetësve tanë të licencuar dhe me përvojë, ne ofrojmë shërbime ndërmjetësimi për çështje të ndryshme civile, duke përfshirë si vijon: mosmarrëveshjet pronësore, të drejtën komerciale, të drejtën familjare, marrëdhëniet e punës, marrëdhëniet kontraktuale, trashëgiminë, procedurat e falimentimit dhe çështjet administrative. Shërbimet tona të ndërmjetësimit u mundësojnë palëve kundërshtuese të arrijnë zgjidhje miqësore në mënyrë konfidenciale pa arbitrazh ose procedura gjyqësore të kushtueshme.