Prokurimi Publik

Prokurimi publik është procesi i blerjes së shërbimeve, furnizimeve dhe punëve nga ana e institucioneve qeveritare dhe ndërmarrjeve shtetërore përmes fondeve publike. Procesi i blerjes përcaktohet përmes ligjeve dhe rregulloreve specifike, dhe ekzistojnë procedura të veçanta për dhënien e kontratave, si dhe kundërshtimin e dhënies së atyre kontratave. Prokurimi publik është burim i mundësive kryesore të biznesit për kompanitë kombëtare dhe ndërkombëtare, prandaj është sektor shumë konkurrues për të operuar.

 

Anëtarët tanë ligjorë kanë përvojë të gjerë në rastet e prokurimit, si dhe janë të dëshmuar në fitimin e rasteve në Kosovë. Ne ofrojmë shërbime juridike të cilësisë së lartë për klientët tanë për të siguruar respektimin e ligjshmërisë së proceseve të prokurimit. Ne kemi përvojë të suksesshme në proceset gjyqësore në Organin Shqyrtues të Prokurimit në Kosovë. Ne i përfaqësojmë rregullisht klientët në këtë gjykatë administrative për rastet e prokurimit dhe i ndihmojmë klientët të kundërshtojnë proceset e tenderit të cilat nuk i plotësojnë kriteret ligjore. Ne gjithashtu i këshillojmë klientët e korporatave dhe organet qeveritare për zbatimin dhe interpretimin e ligjeve të prokurimit dhe për veprimet përkatëse administrative. Në rast se procesi i prokurimit ndodh në ndonjë vend tjetër, ne kemi qasje në një rrjet avokatësh specialistë jashtë vendit që mund të përfaqësojnë interesat tuaja në juridiksione të tjera.