Mbrojtja e të Dhënave Personale

Të dhënat personale, të referuara edhe si informacione personale, janë çdo lloj informacioni në lidhje me një person të identifikueshëm. Këto të dhëna mund të përbëhen nga pothuajse çdo lloj informacioni, duke filluar nga emrat dhe data e lindjes, deri te detajet e bankës, shprehitë e blerjeve, të dhënat shëndetësore, shfletimi në internet dhe zgjedhjet e stilit të jetesës. Mbajtësi i të dhënave tuaja personale është ligjërisht i detyruar t’i përdorë ato vetëm për qëllime të caktuara të miratuara nga individi, pa i shpalosur të dhënat e tilla tek palët tjera. Kjo lloj mbrojtjeje quhet mbrojtje e të dhënave personale.

 

Rëndësia e ligjit për mbrojtjen e të dhënave vazhdon të rritet dhe ngre çështje me rëndësi themelore për individët, bizneset dhe institucionet shtetërore. Ne i ndihmojmë klientët tanë në respektimin e Ligjit të ri të Kosovës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale që është transpozuar nga Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Kjo rregullore e re ka revolucionarizuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe kërkon përpjekje intensive të pajtueshmërisë nga procesuesit e të dhënave. Ekipi ynë sigurohet që të dhënat personale që mbajnë klientët të jenë të mbrojtura dhe ne i mbështesim klientët tanë në menaxhimin e pasojave në rastet e shkeljeve të të dhënave personale. Përveç kësaj, përmes avokatëve tanë të specializuar, ne ofrojmë këshilla dhe trajnime si për kompanitë private ashtu edhe për autoritetet publike. Bazuar në kualifikimet profesionale dhe qasjen praktike të ekipit tonë ndaj trajtimit të çështjeve që kanë të bëjnë me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, pajtueshmëria e juaj në aspektin e të dhënave do të jetë e sigurt në duart tona.