Mbrojtja e Konsumatorit

Mbrojtja e konsumatorit është akti i mbrojtjes së konsumatorëve me rastin e blerjes së mallrave dhe shërbimeve dhe mbrojtjes së publikut të gjerë nga praktikat e padrejta të kompanive. Rastet e shkeljes së të drejtave të konsumatorit ndryshojnë, por në thelb mallrat dhe shërbimet duhet të sigurohen sipas kushteve dhe çmimit të ofruar, si dhe me garancitë përkatëse që respektohen. Ajo që ofrohet për shitje nuk mund të përmbajë informacion të rremë mbi atë që përmban produkti ose shërbimi, e as informacion të rremë për efikasitetin e tij. Është po aq e rëndësishme që produktet të jenë origjinale dhe jo të falsifikuara, gjë që është shqetësim në rritje në tregjet në zhvillim ku zbatimi është shpesh i dobët. Diçka e tillë e dëmton konsumatorin ku zakonisht ofrohet produkti më i dobët nga sa pritej.

Ekipi ynë ofron këshillim dhe mbështetje për klientët në lidhje me të drejtat e konsumatorëve të parapara në ligj mbi mbrojtjen administrative dhe gjyqësore. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në: praktikat e padrejta tregtare, veprimet mashtruese tregtare, mosveprimet, shitjen e produkteve të falsifikuara, praktikat tregtare agresive, etiketimin e gabuar të produkteve, tregimin e çmimeve të produkteve, kontratat në distancë dhe jashtë objektit afarist, garancinë e produkteve, tregtimin e shërbimeve financiare në distancë, kushtet e padrejta të kontratës, korrigjimin dhe cilësinë e sigurisë së produkteve dhe shërbimeve. Ne synojmë t’ju shërbejmë klientëve dhe të sigurojmë që të drejtat e tyre të konsumatorit të mbrohen, pavarësisht nga rasti.