Kujdesi i Duhur dhe Investimi

Kujdesi i duhur i referohet procesit të vlerësimit të kornizës ligjore rregullatore, si dhe vlerësimit të gjendjes financiare të subjektit nën shqyrtim për investim. Në rastet kur investitori dëshiron ta financojë një sipërmarrje biznesi në Kosovë, atëherë ai investitor do të përfitojë nga vlerësimi ligjor i operimit të planifikuar. Ajo çka është më e rëndësishme, nëse një investitor dëshiron të investojë në një pjesë ose në tërësinë e kompanisë vendore, atëherë është e rëndësishme që të bëhen kontrolle të hollësishme mbi qëndrueshmërinë financiare dhe historikun e biznesit, si dhe pronarët e tij.

 

Ne ofrojmë pako të plotë të shërbimeve ligjore për çdo investitor potencial kombëtar apo ndërkombëtar, duke përfshirë hulumtimin e tregut, vlerësimet financiare dhe kontrollet e historikut. Ne ndihmojmë në përshtatjen e zgjidhjeve për fusha dhe klientë të veçantë përmes rrjetit të bashkëpunëtorëve që janë ekspertë të industrive të ndryshme. Ekipi ynë i adreson sfidat ligjore, rregullatore, tatimore dhe tregtare me të cilat përballet çdo investitor i mundshëm për t’i mbrojtur fondet tuaja.