Konkurrueshmëria

Ligji i konkurrencës është fushë e legjislacionit që ekziston për ta ruajtur konkurrencën e drejtë të tregut përmes rregullimit të praktikave anti-konkurruese që zbatohen nga ana e kompanive. Këto mund të përfshijnë formimin e monopoleve dhe rregullimin e çmimeve, si dhe forma tjera të ndryshme të marrëveshjeve sekrete që shtrembërojnë çmimin e tregut. Këto praktika pengojnë hyrjen e kompanive tjera në treg, si dhe dëmtojnë konsumatorin përmes nxitjes së çmimeve të rritura, uljes së cilësisë së produktit dhe shërbimit, dhe dekurajon inovacionin dhe investimet e reja.

 

Ekipi ynë i ligjor mund të ofrojë këshilla për të gjitha aspektet e shkeljes së ligjit të konkurrencës. Ne i përfaqësojmë klientët tanë në të gjitha procedurat e ndërlidhura, qofshin ato administrative, civile apo penale. Ne punojmë me klientët në të gjitha aspektet, duke filluar nga fazat më të hershme të një marrëveshjeje për t’i identifikuar, analizuar dhe minimizuar shkeljet e mundshme ose aktuale të konkurrencës. Vlerësimi i plotë i rrezikut bëhet për çdo proces të nevojshëm për të siguruar pajtueshmëri të plotë ose për zbutur pasojat e mundshme të cilat mund të dalin si rezultat i rasteve të shkeljes. Përmes ekspertizës sonë, ne mund ta ndihmojmë organizatën tuaj në shmangien e situatës së konfliktit me legjislacionin e konkurrencës, si dhe sfidimin e konkurrentëve të padrejtë që mund t’i dëmtojnë interesat tuaja financiare.