Kërkesat për Kompensim

Kërkesat për kompensim janë kërkesa për pagesa financiare të bëra nga ana e individëve apo organizatave për arsye të dëmit fizik, psikologjik dhe/ose material të shkaktuar nga individët, organizatat apo ngjarjet e tera që shkaktojnë dëme. Kërkesat për kompensim mbulojnë dëmin që i është bërë palës së dëmtuar, qoftë ky dëm i shkaktuar në mënyrë të qëllimshme apo aksidentale.
Situatat e tilla lindin zakonisht si pasojë e aksidenteve në punë apo gjatë vozitjes, por të njëjtat gjithashtu mund të mbulojnë llojllojshmëri të gjerë të rasteve, si dëmet e qëllimshme në raste penale apo ato për shkak të deklaratave shpifëse në media.

Cilado qoftë situata juaj, ekipit tonë të avokatëve të specializuar do t’u duhet kohë për ta analizuar me kujdes çdo rast bazuar në meritat e tij. Ne do t’ju ofrojmë këshillim mbi veprimet më të mira, qoftë nëpërmjet ndërmjetësimit, arbitrazhit ose procedurave gjyqësore. Ne do t’ju ndihmojmë t’i zgjidhni kërkesat tuaja, pavarësisht se a lidhen me dëme materiale ose jo materiale, apo me të dyja.

Global Legal Business © 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Global Legal Business © 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara.