E Drejta Penale

Të gjitha rastet e shkeljeve të kodit penal trajtohen në gjykatë, ku për rastet e rënda kërkohet përfaqësim ligjor nga avokati.

Avokatët tanë për çështje penale janë shumë mbështetës dhe kanë përvojë të madhe në proceset penale në Kosovë. Ekipi ynë ofron mbështetje gjatë gjithë procedurave penale dhe janë të përkushtuar për të siguruar cilësi dhe përsosmëri për klientët tanë. Ne i mbrojmë të drejtat tuaja si të pandehur dhe sigurohemi që të keni mbrojtjen më të mirë të mundshme për rastin tuaj. Avokatët tanë të specializuar në çështje penale punojnë pa pushim për të siguruar rezultat pozitiv për çdo rast në të cilin janë të përfshirë. Për më tepër, nëse çështja penale përfshin juridiksionin e vendeve të tjera, ne kemi qasje në një rrjet avokatësh jashtë vendit që mund t’ju përfaqësojnë në çështjen tuaj ligjore në vende tjera.