E Drejta Komerciale dhe e Korporatave

Me gjithë faktin se e drejta komerciale është fushë e ekspertizës ligjore që merret me shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe të drejtat e ndërlidhura të franshizës dhe pronës intelektuale, e drejta e korporatave merret me themelimin e kompanive, të drejtat e aksionarëve, si dhe bashkimet, blerjet dhe asetet e kompanive. Të dyja këto janë fusha të ligjit që ngërthejnë në vete kompleksitete dhe sfida me të cilat mund të përballen kompanitë kohë pas kohe. Deri sa ligjet ndryshojnë dhe bizneset përshtaten, firmave u nevojitet një grup gjithëpërfshirës i shërbimeve të fuqishme ligjore në mënyrë që t’i shmangin shkeljet ligjore, si dhe t’i mbrojnë operimet e tyre.

 

Ekipi ynë ligjor ka përvojë të gjerë në themelimin e kompanive, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për regjistrim, ndryshimin e statuseve të kompanive, ofrimin e shërbimeve të vazhdueshme të këshillave ligjore për klientët tanë dhe transferimin e aksioneve dhe aseteve. Shërbimet tona përfshijnë: këshillimin mbi procedurat e privatizimit, përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe kontratave, marrjen e franshizave dhe procesin gjyqësor për të gjitha llojet e lëndëve komerciale. Pavarësisht çështjes, ne jemi të dedikuar në ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme si për klientët kombëtar ashtu edhe për ata ndërkombëtar në çështjet e korporatave dhe ato komerciale. Përveç kësaj, pjesëtarët e ekipit tonë kanë qenë pjesë e proceseve të hartimit ligjor të legjislacionit përkatës mbi të drejtën e korporatave dhe atë komerciale, gjë që shërben për të siguruar njohuri direkte dhe interpretim autentik të dispozitave ligjore.

Global Legal Business © 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Global Legal Business © 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara.