Mbrojtja e konsumatorit Ekipi ynë u ofron klientëve konsulencë dhe mbështetje në lidhje me të drejtat e konsumatorëve të parapara me ligj në mbrojtje administrative dhe juridike, përfshirë, por pa u kufizuar në praktikat e padrejta komerciale, veprimet keqorientuese komerciale dhe mosveprimet, praktikat agresive komerciale, etiketimin e produkteve, paraqitjen e çmimeve të produkteve, kontratat në distancë dhe jashtë mjedisit biznesor, garancinë e produktit, tregtimin e shërbimeve financiare nga distanca, kushtet e padrejta të kontratës, dëmshpërblimin, sigurinë dhe cilësinë e produkteve…
Kërkesat për kompensim Ne u ofrojmë klientëve tanë ndihmë juridike nëpërmjet avokatëve të specializuar lidhur me kërkesat për kompensim në rastet e lëndimeve personale dhe dëmeve shëndetësore, si dhe dëmeve materiale. Për më tepër, ne ofrojmë mbështetje në negociatat me kompanitë e sigurimeve dhe ofrojmë shërbime në procedurat gjyqësore në gjykatë për të gjitha rastet e ndërlidhura me dëme materiale dhe jo-materiale. Appointment
Arbitrazhi Ekipi ynë ofron këshilla juridike përgjatë procesit të arbitrazhit, përfshirë këshilla në rastet e ndërlidhura me arbitrazh në gjykatat shtetërore. Për më tepër, kemi arbitra të licencuar, të cilët janë në dispozicion për përzgjedhje nga klientët tanë në procedura të arbitrazhit. Appointment
Sport Avokatët dhe konsultentët tanë iu ofrojnë shërbime juridike organeve drejtuese, klubeve dhe ekipeve, lojtarëve dhe agjentëve dhe kompanive tjera komerciale të ndërlidhura me sportin. Ne punojmë nëpër një shumëllojshmëri të sporteve të ndryshme. Ne ofrojmë këshilla mbi: kontratat e punësimit me ekipet dhe atletët individualë; Çështjet disiplinore dhe të ndërlidhura me punonjësit dhe organet drejtuese të sportit; menaxhimin e reputacionit; sponsorizimin, tregtimin dhe reklamimin për partnerët dhe ngjarjet komerciale. Appointment
Ndërmjetësimi Nëpërmjet ndërmjetësuesve tanë të licencuar dhe me përvojë, brenda fushëveprimit të Ligjit për Ndërmjetësimin ne ofrojmë shërbime ndërmjetësimi për çështjet në vijim: mosmarrëveshjet juridiko-pronësore, të drejtën komerciale, të drejtën familjare, marrëdhëniet e punës dhe rastet tjera të mosmarrëveshjeve pronësore, si të drejtat në lidhje me fitimin e të drejtave pronësore nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale apo të drejtat e fituara përmes trashëgimisë, procedurat e falimentimit dhe marrëdhëniet e tjera civile, administrative dhe penale, nëpërmjet të cilave palët mund të ushtrojnë lirshëm…