Konkurrenca Avokatët tanë të specializuar u ofrojnë klientëve tanë këshilla juridike në sfidat dhe mundësitë e tyre më të mëdha në lidhje me konkurrencën e drejtë, në harmoni me ligjin. Ekipi ynë i integruar ofron këshilla mbi të gjitha aspektet e ligjit për konkurrencën. Ne i përfaqësojmë klientët tanë në të gjitha procedurat, qofshin ato administrative, civile apo penale, në të gjitha rastet e ndërlidhura me shkeljet e konkurrencës. Ne punojmë më klientët në të gjitha aspektet për të siguruar…
Tatime dhe dogana Avokatët tanë të specializuar tatimorë kanë përvojë të gjatë dhe njohuri të thella për sistemin tatimor të Kosovës. Ne iu ofrojmë klientëve tanë zgjidhje biznesore që janë efikase në aspektin tatimor. Shërbimet tona përfshijnë këshilla mbi të gjitha llojet e tatimeve, si TVSH, tatimi mbi të ardhurat e korporatave, provizionet dhe tarifat doganore dhe vargun e tatimit në të ardhurat e korporatave nga aspektet tatimore të transaksioneve të korporatave deri te strukturimi financiar. Gjithashtu, ofrojmë zgjidhje të…
Puna dhe pensionet Anëtarët e ekipit tonë ofrojnë një varg të plotë të shërbimeve juridike, si përgatitjen e shkresave, parashtrimin e kundërshtimeve dhe ankesave në të gjitha rastet e ndërlidhura me punësim dhe pensione. Avokatët tanë kanë përvojë në proceset gjyqësore para organeve administrative dhe gjyqësore. Përveç kësaj, shërbimet tona shtrihen edhe në rastet e shëndetit dhe sigurisë në punë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. APPOINTMENT
Prokurimi publik Anëtarët e ekipit që kanë përvojë të gjerë me rastet e prokurimit dhe një historik me raste të suksesshme, u ofrojnë klientëve tanë shërbime juridike të nivelit më të lartë për të siguruar proceset e ligjshmërisë si dhe procedurat në Organin e Prokurimit që vepron si “gjykatë” e shkallës së dytë për rastet e prokurimit. Gjithashtu i këshillojmë klientët korporata dhe organet qeveritare në zbatimin dhe interpretimin e ligjeve dhe për veprim administrativ. Për më tepër, shërbimet tona…
E drejta e korporatave dhe e drejta komerciale Ekipi ynë ka përvojë shumë të mirë dhe të gjatë në themelimin e kompanive, realizimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme të regjistrimit dhe ndryshimeve në kompani, ofrimin e shërbimeve dhe këshillave të vazhdueshme juridike për klientët tanë, transferimin e aksioneve dhe aseteve. Shërbimet që ne i ofrojmë përfshijnë këshillimin, përgatitjen e dokumenteve të nevojshme dhe kontratave, si dhe proceset gjyqësore për të gjitha llojet e rasteve komerciale, përfshirë franshizat. Ekipi ynë…
Mbrojtja e të dhënave personale Rëndësia e ligjit për mbrojtjen e të dhënave vazhdon të rritet dhe ngrit çështje me rëndësi themelore për individët, bizneset dhe organizatat. Ne u ndihmojmë klientëve tanë që të respektojnë Ligjin e ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në të cilin është transpozuar Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila ka bërë revolucion në mbrojtjen e të dhënave personale dhe kërkon përpjekje masive nga përpunuesit e të dhënave…
Investimet Ne ofrojmë një pako të plotë të shërbimeve për investitorët e mundshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë hulumtimin e tregut dhe shërbimet juridike të nevojshme për investimet potenciale. Ne ndihmojmë në përshtatjen e zgjidhjeve për fusha dhe klientë specifikë. Ekipi ynë trajton sfidat ligjore, rregullative, tatimore dhe komerciale me të cilat përballen investitorët e mundshëm. Appointment
E Drejta Civile Ne, përmes ekipit tonë, ofrojmë përkrahje për të gjitha çështjet gjyqësore civile duke përfshirë por duke mos u kufizuar në divorcet, ushqimin, kontestet pronësore. Appointment
E drejta penale Avokatët në çështje penale janë shumë të mprehtë dhe mbështetës dhe posedojnë përvojë të gjatë dhe të suksesshme në proceset gjyqësore penale. Ekipi ynë u ofron mbështetje klientëve tanë në procedura penale. Ne jemi të përkushtuar që t’iu ofrojmë klientëve tanë cilësi dhe ekselencë përderisa i mbrojmë të drejtat e juaja si të pandehur në çështje penale dhe sigurojmë t`ju ofrohet mbrojtja më e mirë e mundshme. Avokatët tanë të specializuar për çështje penale punojnë pareshtur për…
Prona intelektuale Avokatët tanë ofrojnë këshilla në lidhje me procesin gjyqësor (çështje kontestimore) dhe këshilla strategjike komerciale për një varg të gjerë të sektorëve të industrisë, duke iu ndihmuar klientëve në arritjen e objektivave të tyre kurdo që zhvillojnë biznes. Prona intelektuale është bërë njëra nga fushat më kritike juridike pasi që kompanitë vazhdojnë t’i zgjerojnë dhe mbrojnë teknologjitë, brendet, produktet, të dhënat dhe shërbimet e tyre në mbarë globin. Ndër të tjera, ne i regjistrojmë markat tregtare, patentat dhe…