Prona intelektuale
Avokatët tanë ofrojnë këshilla në lidhje me procesin gjyqësor (çështje kontestimore) dhe këshilla strategjike komerciale për një varg të gjerë të sektorëve të industrisë, duke iu ndihmuar klientëve në arritjen e objektivave të tyre kurdo që zhvillojnë biznes. Prona intelektuale është bërë njëra nga fushat më kritike juridike pasi që kompanitë vazhdojnë t’i zgjerojnë dhe mbrojnë teknologjitë, brendet, produktet, të dhënat dhe shërbimet e tyre në mbarë globin. Ndër të tjera, ne i regjistrojmë markat tregtare, patentat dhe dizajnin industrial në emër të klientëve tanë vendorë dhe ndërkombëtarë për mallra dhe shërbime.