Mbrojtja e të dhënave personale
Rëndësia e ligjit për mbrojtjen e të dhënave vazhdon të rritet dhe ngrit çështje me rëndësi themelore për individët, bizneset dhe organizatat. Ne u ndihmojmë klientëve tanë që të respektojnë Ligjin e ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në të cilin është transpozuar Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila ka bërë revolucion në mbrojtjen e të dhënave personale dhe kërkon përpjekje masive nga përpunuesit e të dhënave për respektim të tij. Ekipi ynë siguron që të dhënat personale të klientëve tanë mbrohen dhe mbështesim klientët tanë në menaxhimin e pasojave kur ka shkelje të ndërlidhura me të dhënat personale. Përveç kësaj, nëpërmjet avokatëve tanë të specializuar, ne ofrojmë këshilla dhe trajnim si për autoritetet publike ashtu edhe për kompanitë private – duke u bazuar në sfondin e madh profesional dhe qasjen praktike për trajtimin e çështjeve në lidhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave.