E drejta e korporatave dhe e drejta komerciale
Ekipi ynë ka përvojë shumë të mirë dhe të gjatë në themelimin e kompanive, realizimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme të regjistrimit dhe ndryshimeve në kompani, ofrimin e shërbimeve dhe këshillave të vazhdueshme juridike për klientët tanë, transferimin e aksioneve dhe aseteve. Shërbimet që ne i ofrojmë përfshijnë këshillimin, përgatitjen e dokumenteve të nevojshme dhe kontratave, si dhe proceset gjyqësore për të gjitha llojet e rasteve komerciale, përfshirë franshizat. Ekipi ynë është i përkushtuar dhe ofron mbështetje të vazhdueshme si për klientët tanë kombëtarë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë të përfshirë në çështje të korporatave dhe komerciale. Përveç kësaj, anëtarët e ekipit tonë kanë qenë pjesë e procesit të hartimit të legjislacionit relevant në lidhje me të drejtën e korporatave dhe të drejtën komerciale, gjë që siguron njohuri direkte dhe interpretim autentik të dispozitave ligjore.